• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 27 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

Teknika interesante, si të mbani në mend atë që lexoni nga librat?!

J G nga J G
29 November 2019
në Libri
0 0
0
16 shprehjet më të bukura të shkruara për librat
3
SHPERNDARJE
100
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“Unë nuk mund të mbaj në mend librat që i kam lexuar më shumë se ushqimet që i kam ngrënë, megjithatë ata më kanë bërë atë që jam sot”

– Ralph Waldo Emerson

Pse disa perosna mund të lexojnë një libër vetëm një herë dhe të mbajnë në mend çdo detaj të tij përgjatë gjithë jetës, përderisa të tjerë e kanë të veshtirë ta mbajnë mend titullin pas disa ditësh?

Përgjigjja është e thjeshtë, por jo e lehtë.

Problemi nuk është te ajo se cfarë lexojnë. Problemi është te mënyra se si lexojnë. Lexuesit pasivë i harrojnë gjërat pothuajse menjëherë pasi t’i lexojnë ato. Lexuesit aktiv në anën tjetër, mbajnë në mend atë cfarë lexojnë.

Ekziston edhe një dallim tjetër në mes te këtyre dy llojeve të lexuesve. Kuantiteti i leximit ndikon tek ata në mënyra të ndryshme. Lexuesit pasiv të cilët lexojnë shumë nuk janë shumë më përpara sesa lexuesit pasiv që lexojnë pak. Nëse jeni një lexues aktiv, atëherë gjërat janë ndryshe.

Tek lexuesit aktiv, sa më shumë që lexojnë aq më të mirë bëhen. Ata e zhvillojnë një rrjetëz të modeleve mendore në të cilat i mbajnë idetë, duke e ngritur edhe më shumë kujtesën. Ata mësojnë si të dallojnë argumented dhe strukturat e mira nga ato të këqija. Ata janë në gjendje të marrin vendime më të mira për shkak se e kuptojnë më mirë si funksionon bota. Ata i shmangin problemet. Sa më shumë që lexojnë aq më të vlefshëm bëhen. Sa më shumë që lexojnë, aq më shumë dinë cfarë të shikojnë.

Kujtoni librat të cilat i keni lexuar në shkollë. Përkundër faktit që ka kaluar një kohë e gjatë, shumica prej nesh i mbajmë në mend një pjesë të madhe prej tyre. Edhe pse detajet mund të mos jenë të qarta, ne mund t’i rikujtojmë pa problem elementet kryesore, karakteret kryesore, temat interesante dhe motivet. Ne nuk i kemi lexuar këto libra në mënyrë pasive. Ne i kemi lexuar ato në mënyrë aktive. Kemi pasur diskutime në klasë, kemi lexuar me zë të lartë, kemi aktruar në skenat e ndryshme apo edhe i kemi shikuar filmat e tyre. Pa marrë parasysh sa kohë ka kaluar që kur i kemi përfunduar shkollat, shumica prej nesh ende e mbajmë në mend Beni ecën vetë.

Të kemi një qasje të fokusuar mbi ckado që bëjmë në jetë është një gjë e vështirë. Por, shumica e njerëzve nuk mundohet në mënyrë të vetëdisjhme të shfrytëzojnë në maksimum kohën që e kalojnë duke lexuar libra.

Për ne, që të shfrytëzojmë në maksimum atë cfarë lexojmë, është vitale të kemi një plan për të regjistruar, reflektuar dhe përdorur konkluzionet të cilat i nxjerrim nga informacionet të cilat i konsumojmë.

Së pari le t’i elimonojmë disa keqkuptime rreth leximit, të cilat mendoj se i bëjnë shumë përsona:

  • Kualiteti është më i rëndësishëm sesa kuantiteti. Nëse e keni lexuar me shumë fokus dhe pasion një libër në një javë, atëhere ju keni për të mësuar shumë më shumë sesa një përson i cili i ka shfletuar shumë libra pa pasur shumë fokus
  • Leximi i shpejtë nuk është i vërtëtë. Mënyra më e mirë për të lexuar më shpejtë, është duke lexuar më shumë.
  • Përmbledhjet e librave nuk mjaftojnë.
  • Nuk keni nevojë për aplikacione apo mjetet e sofistikuara. Mjafton një fletore, disa letra ngjitëse dhe një laps.
  • Nuk keni nevojë të lexoni librat të cilat nuk ju pëlejnë
  • Nuk keni nevojë ta lexoni komplet librin

Para se të lexoni

Zgjedhni librat tuaj me kujdes

Nuk ka ndonjë rregull kur vjen puna te përzgjedhja e librave. Nuk keni nevojë të lexoni ndonjë bestseller, apo libër klasik apo librat për të cilët flasin çdokush. Kjo nuk është shkollë dhe nuk jeni të detyruar të lexoni disa libra të caktuar. Fokusohuni në ndonjë kombinim të librave të cilët: 1. i përshtatet të gjitha kohërave, 2. përshtaten me interesat tuaja, ose 3. përshtaten me situatët aktuale tuajën.

Sa më interesant dhe i dobishëm që na duket një libër, aq më shumë ka gjasa që do ta mbani në mënd përmbajtjen e tij në të ardhmen.

Hulumtoni pak rreth librit

Para se të lexoni rekomandohet të hulumtoni pak rreth librit. Për librat më të vjetër, mundohuni të kuptoni kontekstin historik. Për librat e shkruara në një vend të panjohur mundohuni të kuptoni kontekstin kulturor. Disa pyetje të cilat mund të ju ndihmojnë përgjatë përzgjedhjes së librave për të lexuar janë:

  • Pse e ka shkruar autori këtë?
  • Cila është përvoja e tij jetësore?
  • Çka ka shkruar tjëtër autori?
  • Ku e ka shkruar autori librin ?
  • Cila ishte situata politike, ekonomike dhe kulturore në kohën kur është shkruar libri?
  • A është përkthyer libri në ndonjë gjuhë tjetër?

Kuptoni arsyen përse po e lexoni librin

Përse po e lexoni librin? Për kënaqësi? Për të kuptuar diçka që nuk dini? Për tu bërë më i mirë në profesionin tuaj? Për të përmirësuar shëndetin tuaj? Për të mësuar një aftësi të re? Për të krijuar një biznes?

Ju duhet së paku të këni një ide përse po e lexoni librin. Nuk është e këshillueshme vetëm të mbledhni informata të padobishme. Ajo nuk do t’ju ndihmojë asnjëherë.

Shfletoni përmbajtjen, parathënien dhe tabelën e kapitujve

Para se të filloni të lexoni një libër, shfletoni përmbajtjen, parathënien dhe tabelën e kapitujve për të pasur një ide rreth temës. Bibliografia poashtu mund të jetë një tregues i mirë i llojit të librit. Autorët më të mirë lexojnë me qindra libra para se të shkruajnë një të tillë, që do të thotë se një libër i hulumtuar mirë duhet të këtë një bibliografi të pasur me referenca interesante. Pasi ta lexoni librin, përdoreni bibliografinë për të vazhduar të lexoni ndonjë libër tjetër.

Përderisa jeni duke lexuar

Mbani shënimë

Mbajtja e shënimeve është një nga gjërat më të rëndësishme për të mbajtuar në mend atë që lexoni.

Teknika më e mirë për mbajtjen e shënimeve është ajo që ju përshtatet juve më së shumti. Ju duhet të krijoni një metodë tuajën personale. Disa persona preferojnë të mbajnë shënime në letra ngjitëse apo fletore, disa të tjerë preferojnë mbajtjen e shënimeve në mënyrë digjitale. Shënimet janë të rëndësihmë në veqanti nëse shkruani rregullisht, por çdokush mund të përfitojë nga përdorimi i tyre.

Filloni duke e shkruar një përmbledhje të shkurtër për çdo kapitull dhe për thëniet më të rëndësishme. Nëse nuk jeni të sigurt si t’i thjeshtoni mendimet tuaja, imagjinoni sikurse dikush sapo ju ka prekur në krahërorin tuaj dhe ju ka kërkuar ta shpjegoni kapitullin që sapo e keni lexuar. Ata nuk e kanë lexuar kurrë këtë libër dhe nuk kanë ndonjë njohuri rreth temës. Si do t’ia shpjegonit librin atyre ?

Qëndroni të fokusuar

Vendosi që në kohën të cilën jeni duke lexuar, ju do të fokusoheni në libër dhe në asgjë tjetër. Asnjë shikim të shkurtër në Facebook. Asnjë email. Asnje thirrje telefonike. Asnjë shikim të shkurtër në TV. Për të kuptuar plotësisht një libër është i nevojshëm një fokus i thellë, posaqërisht nëse tema të cilën jeni duke e lexuar është komplekse dhe intensive. Mbani në mend, ne duhet të praktikojmë lexim aktiv. Leximi aktiv kërkon fokus dhe përpjekje për të hyrë në botën e autorit.

Nëse e keni problem të qëndroni të fokusuar në leximin e një libri të gjatë, provoni të lexoni nga 25 faqe në ditë. Leximi i plotë i librit në këtë mënyrë do të zgjaste me muaj, por së paku ju do ta lexoni atë pa u mërzitur.

Ndaloni dhe krijoni një imazh në imagjinatën tuaj

Krijimi i imazheve reale në imagjinatën tuaj është një nga teknikat më efektive për të mbajtur në mend çdo gjë, jo vetëm atë çfarë lexoni. Kur jeni duke lexuar një koncept apo pjesë të rëndësishme, pauzoni dhe provoni ta vizualizoni atë. Krijoni imazhin imagjinativ sa më real dhe të detajuar.

Krijoni lidhjet mendore

Librat nuk ekzistojnë në vakum. Çdo koncept apo fakt mund të lidhet me një numër ta pafundëm të koncepteve tjera. Përpjekja për të krijuar lidhjet është shume e benefitshme për temën të cilën e lexojmë.

Ndaloni leximin nëse jeni të mërzitur nga libri

Në përgjithësi, njerëzit të cilët lexojnë shumë, kurrë nuk e pëfundojnë një libër i cili nuk ju pëlqen. Jeta është shumë e shkurtër për të lexuar një libër të keq.

Një rregull e famshme e leximit të librave është rregulla e 50shit. Sipas kësaj rregulle ju duhet të lexoni 50 faqet e para të një libri dhe më pas të vendosni nëse ja vlen ta përfundoni atë.

Pas leximit

Shumica e njerëzve mendojnë se konsumimi i informacionit është i njejtë sikurse mësimi i informacionit. Kjo ide është e gabuar.

Procesi më i thjeshtë i mësimit përmban reflektimin dhë përseritjen. Ne mësojmë ide të ndryshme përmes ekperiencës – sonë apo të tjerëve – të cilat mbesin të pa pakundërshtueshme përderisa nuk mundohëmi të reflektojmë mbi to. Nëse ju lexoni diçka dhe nuk mundoheni të mendoni rreth asaj se çfarë lexuar, konkluzionet e juaja do të jenë jo-stabile.

Teknika e Feynman

Teknika e Feynman e ka marrë emrin nga fizicienti Richard Feynman, i cili njëherit është edhe fitues i çmimit Nobel për fizikë. Ju mund ta paramendoni atë si një algoritëm i garantuar për mësim. Përmban katër hapa të thjeshta: zgjedhni një koncept, mësojani atë një fëmijë të vogël, gjeni gabimet dhe më pas kthehuni të materialet lexuese, dhe rishikoni e thjeshtoni atë.

Mendoni se si mund të përdorni atë që keni lexuar

Pra, ju e përfunduat librin. Tani çfarë? Si mund ta përdorni atë çfarë keni mësuar? Mos e anashkaloni atë çfarë keni mësuar vetëm duke thënë: “duhet të bëj atë çfarë thotë autori”. Mundohuni të krijoni një plan dhe të vendosi se si do të implementoni mësimet kryesore nga libri.

Vetëm leximi nuk mjafton. Ju duhet të konceptoni diturinë e fituar. Kur funksionon kjo? Kur nuk funksionon kjo? Ku mund ta përdorë këtë? Cilat janë variablat kryesore? Lista vazhdon… Nëse ju arrini të merrni diçka që keni mësuar dhe ta përdorni atë menjëherë, atëherë kjo do të ju përforcojë mësimin dhe krijon kontekst dhe kuptim.

Mësoni të tjerëve atë që keni mësuar ju

Përcjellja e diturisë është një mënyrë e fuqishme për të ngulitur informacionet në mendjen tuaj. Kjo është një pjesë e teknikës Feynman.

Pas përfundimit të librit, merrni personin më të afërt dhe tregojuni atyre se çfarë keni mësuar. Ju duhet ta largoni apo ta shpjegoni zhargonin, të shpjegoni përse ky informacion ka kuptim dhe t’i tregoni atyre logjikën e autorit. Tingëllon e thjeshtë, por pasi ta provoni do ta vëreni se nuk është edhe aq e lehtë.

Nëse nuk mund t’ja tregoni këtë askujt, provoni të shkruani një recension në ndonjë grup në Facebook, në Amazon, në Goodreads apo kudo tjetër ku mund të ketë njerëz të interesuar.

Strukturoni shënimet tuaja

Ka mënyra të ndryshme të organizimit të shënimeve tuaja, në bazë të librit, në bazë të autorit, në bazë të temës, në bazë të kohës së leximit. Nuk ka rëndësi çfarë sistemi përdorni, përderisa jeni në gjendje t’i gjeni shënimet tuaja më vonë.

Krijimi i një katalogu të shënimeve për gjithçka që lexoni është një burim shumë i rëndësishem i cili mund të përdoret kurdo që keni nevojë për ndonjë ide, inspirim apo për të vërtetuar ndonjë mendim. Me kalimin e viteve ju do të krijoni një bank të diturisë, të cilës mund të ju referoheni në kohë krize, dyshimi apo nevoje. Është e vështirë të përshkruhet se sa e rëndesishmë mund të jetë një gjë e tillë.

Mënyrat e stukturimit të shënimeve mund të jënë:

  • Një kuti me shënime të shumta të strukturuara në bazë të temës, autorit, kohës. Shënimet mund të barten nga një vend në tjetrin
  • Një fletore apo libër i shënimeve
  • Aplikacione digjitale sikurse Evernote, OneNote apo edhe Microsoft ëord. Aplikacionet digjitale e kanë benefitit që mund të kërkoni fjalë të caktuara, e cila mund t’ju kursejë shumë kohë nëse i përdorni shënimet rregullisht
  • Lexoni përsëri (nëse është e nevojshme)

Librat e mirë duhet të lexohen më shumë se një herë. Përderisa ri-leximi i tyre mund të duket humbje e kohës sepse ka shume libra për tu lexuar, ky është një keqkuptim i procesit të mësimit. Koha më e mirë për të lexuar përsëri një libër është pasi ta përfundoni atë. Qëllimi nuk është të lexoni sa më shume libra që është e mundur. Qëllimi është të krijoni sa më shumë dituri që është e mundur, shkruan Papirusi.

Rileximi i librave është shumë i rëndësishëm nëse ju doni të mbani në mend përmbajtjen për një kohë të gjatë. Përseritja është kyçe për mbajtjen në mend.

 

Tags: LeximiLibri
Postimi i mëparshëm

E dhimbshme,“Më thoni që dikush ka shpëtuar”, këto ishin fjalët e të mbijetuarit të vetëm nga familja Cara

Postimi tjetër

Shteti kroat ndihmon Shqipërinë

Të ngjajshme Postime

Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar
Lajme

Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar

8 July 2025
Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm
Libri

Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm

3 July 2025
Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!
Libri

Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!

14 June 2025
Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit
Libri

Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit

29 May 2025
Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!
Libri

Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!

28 May 2025
“Jetë me Imazhe” dhe “Imazh pas imazhi” dy libra të rinj të piktorit poet!
Libri

“Jetë me Imazhe” dhe “Imazh pas imazhi” dy libra të rinj të piktorit poet!

19 May 2025
Postimi tjetër
Shteti kroat ndihmon Shqipërinë

Shteti kroat ndihmon Shqipërinë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu