Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, gjendet pranë vendit ku ndodhi tragjedia, ku u humb jeta e disa personave dhe mijëra të tjerë u lënduan. Thumana për Haradinaj është vendi më i prekur nga kjo tragjedi dhe tani është moment të jemi solidarë dhe asnjëherë mos të ja lëshojmë dorën Shqipërisë, “Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë”, thekson ai.

Statusi i plotë:


Sonte, në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptarë që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë.
Ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore, sepse ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë.
Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë! /InLajmi




















