Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbledhur sot qeverinë në orët e para të mëngjesit.
Kjo deri më tash është mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e qeverisë atje, pas fateqësisë që ndodhi para disa ditësh ku një tërmet e goditi vendin.
Ai e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç. “Duke mirëkuptuar Berishën shpall gjendje të jashtëzakonshme edhe në Laç”, tha Rama.
Ai doli më disa të dhëna gjithashtu tha se janë nxerrur të gjitha trupat nga rrënojat atje.
Të dhënat e tij ishin këto
Në Durrës, 701 banesa të dëmtuara.
Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar.
Në Thumanë janë 600 persona të akomoduar në çadra.
Sot mbërrijnë ekspertë nga Greqia, Turqia, Franca.
Kam firmosur letra për të kërkuar vëmendje nga të gjitha shtetet.
Në Tiranë, 8 pallate jashtë funksionit, 61 të dëmtuar rëndë.
3480 persona pa banesë në qarkun e Tiranës
Në çdo hotel, një mësues ndihmës për klasën e pasdite.
Gjithashtu Edi Rama tha se çadrat sot do të largohen, banorët do të dërgohen në hotele, dhe brenda 2020 të prekurit do të jenë në kushte më të mira se ishin, transmeton gazeta Blic.
Ai tha se deri tani janë dhuruar 5 milionë euro dhe 1.5 milionë dollarë, dhe çdo qindarkë do të monitorohet dhe do të bëhet transparent.