Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria ka vendos që të përfshijë edhe Lezhën në perimetrin e statusit të vecantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore.
‘Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet!
KJO ËSHTË SPROVË QË TUNDI TOKËN SHQIPTARE dhe na këputi në shpirt e në trup!
Prandaj GISHTIN KOKËS TË GJITHË SË BASHKU dhe O I’A DALIM BASHKË O HAJËR NUK BËJMË më kurrë!’, shkruan kryeministri Rama.
Më herët qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe qytetin e Laçit./InLajmi/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/983766688667437/?t=0