Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se edhe në rastin e lajmeve të rënda këto në Shqipëri, ka një lajm të mirë ku ka treguar se vogëlushi Ledioni është shëruar dhe po kthehet në vend të tij.
Ai tutje ka thënë se po vazhdojnë me tubimin e parave për Shqipërinë në vlerë 10.000 euro.
‘LEDIONI PO KTHEHET SHËNDOSH E MIRË!
Lajmi i mir, ka efektin e mirë edhe në rastin e lajmeve të renda që kemi këto ditë me Shqipërinë!
Zoti i madh po na i bën zgjidhjet me e kuptua populli se jemi dhe do jemi të gatshëm me iniciativat tona 24 orë qe dy dekada për shpirtin e fëmijëve tanë, për shërimin e tyre, edhe para edhe pas ngjarjes së Shqipërisë.

Pra nga gjendja siq ishte Ledioni muaj me parë, sot ai është shëndosh e mirë përmomentin dhe po kthehet në ATDHE.
Shikoni mrekullinë që keni bërë…!⭐️
ZOTI YNË TË QOFSHIM FALË.
Vazhdojmë tubimin e parave për Shqipërinë në vlerë 10.000 euro thuajse janë tubuar deri nesêr në mëngjes✊?’, ka shkruar Tahiri./InLajmi/