Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) ka organizuar konferencën rajonale “Mediet dhe demokratizimi në Ballkanin Perëndimor- A jemi afër qëllimit?”, ku u tha se raportimi nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri ka treguar se ka mungesë të respektimit të etikës në mediat kosovare.
Gentiana Begolli Pusina, kryetare e Asociacionit te Gazetarëve të Kosovës, tha se po behët një luftë e ashpër në mes sensacionit dhe manipulimit dhe kjo nuk po ndodh vetëm në gazetarinë e Kosovës e rajonit por edhe të botës në një kohë kur ka nevojë për gazetari cilësore.
Sipas saj, tërmeti i fundit ka nxori në pah mungesën e etikës në media , ku ajo i përmendi disa fotografi që janë përdorur si ilustrime dhe që nuk e paraqesin gjendjen faktike.
Redaktori i TVM1, Marrin Pushevski tha se partitë politike janë burimi kryesor i lajmeve të rreme që fillimisht po shpërndahen brenda partisë e pastaj edhe nëpër portale, raporton TCH.
Ai shtoi se në Maqedoninë Veriore ka rënë interesimi i të rinjve që të studiojnë gazetarinë.