“Ditët e fundit sërish rikonfirmuam dashurinë për kombin dhe për njeri-tjetrin. Gjithmonë jemi frymëzuar nga guximi i grave dhe burrave, që rrezikuan jetën e tyre për mirëqenien e të tjerëve”, ka shkruar në Facebook presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Postimi i plotë i tij:
Ky 28 Nëntor na gjen të bashkuar rreth familjeve të viktimave të tragjedisë në Shqipëri.
Ditët e fundit sërish rikonfirmuam dashurinë për kombin dhe për njeri-tjetrin. Gjithmonë jemi frymëzuar nga guximi i grave dhe burrave, që rrezikuan jetën e tyre për mirëqenien e të tjerëve.
Momentet e tilla na forcojnë krenarinë, na shtojnë dinjitetin dhe ndërgjegjen tonë kombëtare.
Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit! /InLajmi