107-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në ceremonin e organizuar në Vlorë.
Kjo ditë e shënuar e gjen Shqipërinë në dhimbje e lot, pas tërmetit të rënë ditën e martë, ku la të vdekur mbi 40 persona, e qindra të plagosur, transmeton Shqiptarja.com
Sot kur shqiptarët duhet të ishin bashkë për të festuar 107-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ata bashkë i ka bërë diçka më e madhe: Solidariteti për të të ndihmuar personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.