Që nga e marta të gjithë pa dallim moshe, kudo në trevat shqipfolëse, madje edhe në botë, po mobilizohen dhe solidarizohen me banorët e prekur nga tërmeti që la të vdekur mbi 40 persona.
Ndonëse të vegjël, por zemër të madhe kanë treguar edhe me të vegjlit.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një fotografi mjaftë prekëse në faqen zyrtare Facebook, ku tregon se kuzhinierët e vogëlushëve, në kopshtet e Tiranës e kanë kaluar 28 nëntorin duke gatuar për të moshuarit e strehuar në qendrat sociale, përcjellë Indeksonline.
“Misioni për shërbim, nga i vogli tek i madhi”, ka shkruar Veliaj.