Doli të jetë më ndryshe se presidenti i klubit basketbollistik Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Paviçeviç, ka dhuruar një shifër prej 2 milionë eurosh për viktimat e tërmetit në Shqipëri, është i rremë.
Pas lajmit të publikuar nga mediat shqiptare, i menjëhershëm ishte reagimi i medieve malazeze, si ajo ‘Espreso’, ku demantuan këtë lajm.
“Dolën lajmet se presidenti Djordje Pavicevic kishte paguar 2 milionë euro ndihmë, por kjo nuk është e vërtetë”, thuhet në shkrimin e tyre.
Ndërkaq këtë e kanë mohuar edhe nga Klubi i Basketbolli. Madje ata kanë bërë thirrje që të mos shpërndahen këso lajme të pavërteta në një moment kaq të vështirë për popullin shqiptarë shkruan Insajderi
Thuhet se ndihma e popullit të Malit të Zi nuk do të mungojë e as e individëve të tjerë por kërkojnë të mos ketë lajme të tilla.