Edhe Kavaja është futur në hartën e zonës së dëmtuar nga tërmeti famëkeq i 26 Nëntorit. 12 persona janë plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali tha se nga kontrollet 20 banesa që janë shembur, ndërsa 6 pallate janë dëmtuar. Bashkia ka marrë masa për strehimin e të prekurve nga tërmeti. “Kemi ngritur 3 qendra emergjente, kemi akomoduar edhe në hotel, shkruan RTSH.
Disa familjarë janë larguar tek të afërmit e tyre”, zoti Krali. Kryeministri Edi Rama, ka shkuar për të parë nga afër situatën.

















