Qytetarët e Durrës u dhanë sot mes dhimbjes lamtumirën e fundit katër pjesëtarëve të Familjes Reçi që humbën jetën tragjikisht nga tërmeti shkatërrimtar i 26 qershorit. Eduard Reçi, 54 vjeç, bashkëshortja e tij, Dolora Reçi, 49 vjeç, si dhe dy fëmijët Kristi Reçi, 25 vjeç dhe Kalus Reçi, 21 vjeç, u gjetën në rrënojat e banesës së tyre pranë stadiumit të Durrësit “Niko Dovana”. Homazhet u mbajtën tek Pallati i Kulturës, nga njerëzit e afërt dhe bashkëqytetarët u dhanë lamtumirën e fundit, shkruan RTSH.
Tragjedia e kësaj familjeje u lajmërua më parë nga Gregor Rama djali i kryeministrit Edi Rama. “Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja” shkruajti Gregor Rama.