Solidarizimi me qytetarët e Shqipërisë pas tërmetit fatal ku mbetën të vdekur 29 persona është i gjithmbarshëm.
Ndihma dhe përkrahja për të goditur po vjen në forma të ndryshme. Një organizim në përkrahje të të prekurve e ka bërë edhe ‘’Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB)’’ së bashku me Klubin e PingPongut të Prishtinës’’, të cilët do të mbajnë një turne në pingpong, derisa të ardhurat nga ky event do të jepen për të prekurit nga tërmetit.
““Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB) në bashkëpunim me Klubin e PingPongut të Prishtinës organizojnë me datën 4 Dhjetor një ngjarje sportive.
Ngjarja organizohet në Pallatin e Rinisë, në ora 18:00, dhe pjesëmarrja kushton 5 euro, shkruan RTK.
Mjetet e mbledhura nga kjo ngjarje dedikohen të prekurve nga termeti në Shqipëri. Eja bashkohu edhe ti”, thuhet në njoftimin e Rotary Club Prishtina Newborn.