Sërish lëkundje sizmike janë ndjerë në Shqipëri.
Raportohet se lëkundja e orës 12:03 ishte 3.9 e shkallës Rihter, në thellësinë 29 km, me epiqendër në Ishem.
Pas tërmetit vdekjeprurës të së martës që la të vdekur 29 persona, kanë vijuar paslëkundjet.
Sizmologët thonë se deri tani janë raportuar mbi 550 lëkundje ku më i forti ishte ai i orës 3:54 të datës 26 nëntor me magnitudë 6.4.