Ambasada gjermane në Kosovë përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës kanë vendosur që Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren ta ofrojnë për strehim për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ata kanë lajmëruar se do të jenë në dispozion rreth 800 shtretër për të prekurit nga tërmeti.
“Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren do të ofrohet përkohësisht për akomodim të njerëzve të prekur nga tërmeti tragjik në Shqipëri. Republika e Kosovës në bashkëpunim me ambasadën gjermane në Prishtinë, GIZ-in dhe komunën e Prizrenit kanë bërë përgatitjet e nevojshme për të ofruar strehim, kujdes shëndetësor bazë dhe ushqim në hapësirën e Parkut Inovativ dhe Trajnimit. Deri në 800 shtretër dhe salla pritjeje janë në dispozicion për të gjithë të prekurit nga fatkeqësia e tërmetit. Qeveria e Republikës së Kosovës ka kontaktuar menjëherë autoritetet zyrtare në Shqipëri për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm drejt realizimit të kësaj iniciative”, shkruan ambasada gjermane./InLajmi/

















