“Satak” është emri i qenit të njësitit special të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili shpëtoi gjatë ditës së djeshme një person nga rrënojat në Thuman.
Ndër tjera Sataku, kishte arrit të lokalizonte edhe 2 trupat e pajetë të çiftit Graku dhe një pjesëtar të pajetë të familjes Cara.
Në Shqipëri janë duke qëndruar tri ekipe të Kërkim-Shpëtimit Urban, një njësi e përgatitur e qenve, ekip i komunikimit, policia ushtarake e FSK-së dhe ekipi i Mjekësisë, shkruan TCH.
Deri më tani nga tërmeti i fuqishëm ka kishe goditur Shqipërinë në mëngjesin e djeshëm kanë mbetur të vdekur 27 persona dhe 650 tjerë të plagosur.


















