Janë bërë 52 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, tek tani Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur me 6 tetor 2019.
Për të ardhur deri të certifikimi ka pasur batica e zbatica, ankesa e polemika, ndërmjet subjektve politike, disa duke thënë kanë kaluar pragun e disa nuk kanë kaluar, po ashtu edhe votat e helmuara e ka stërzgjatur këtë proces.
Sipas certifikimeve të KQZ-së fitues i këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje e në vend të dytë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ani pse KQZ-ja e ka shpallur vendimin përfundimtar sot, ka javë që LVV e ka bërë këtë, ku edhe janë në bisedime të mëtutjeshme me LDK-në për koalicion, gjë që kanë lajmëruar se kjo do të ndodhë 1 orë pas shpalljes së rezultateve, e që presim dhe të shikojmë.
LVV, si parti e para në këto zgjedhje, ka marrë 221.001 vota (26,270%), LDK e dyta me 206.516 vota (24,548%), PDK e treta me 178.637 vota (21,234%), koalicioni AAK-PSD 96.872 vota (11,515%), ndërsa zyrtarisht koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun duke marrë 42.083 vota, apo në përqindje 5,002%.
“KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019
Prishtinë, 27 nëntor 2019 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për Certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur”, shrkuhet në faqen e KQZ-së./InLajmi/