Kryeministri vendit, Edi Rama ka qenë live në “Facebook”, pak minuta më parë dhe është parë duke komunikuar me banorët të prekur nga tërmeti, të cilët janë akomoduar në një hotel në periferi të Durrësit.

Duke qenë se priten që temperaturat të ulen dhe të shoqërohen me reshtje shiu, personat që kanë mbetur pa strehë nga dëmtimet e tërmetit të së martës janë akomoduar në hotel.

Kreu i qeverisë u shpreh se do të punohet maksimalisht për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara, ndërsa nuk i kurseu as batutat kur u shpreh ndaj banorëve se tashmë jeni në hotel me pesë yje, duke shkaktuar të qeshura dhe duke e humbur kujtesën për disa çaste nga ngjarja tragjike.
“Na duhet kohë që ti vendosim gjërat në vend. Do të trajtoheni maksimalisht dhe me prioritet. Fatmirësisht tani jeni në çadra, por në hotel. Nuk ka bërë vaki që pas fatkeqësive natyrore të kemi akomodim në hotel me pesë yje”, tha në formën e batutës kryeministri Rama në bashkëbisedimin me disa prej banorëve, transmeton TCH.
Në videon e publikuar në Facebook, Rama shkruan:
“Solidariteti Shqiptar është më i fortë se tërmeti vetë. Pak e pak, bëhet shumë! Nis sistemi i familjeve të prekura nga hotelet luksoze të Durrësit!”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook”.




















