Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë në orën 03:54, i cili është dëgjuar shumë edhe në Kosovë.
Tërmeti ishte me magnitutë 6.4 dhe është ndjerë në të gjithë vendin.
Disa qytetar në Prishtinë i kanë lëshuar banesat dhe nga frika kanë dal në rrugë.
Epiqendra e tërmetit ishte 9km në veri të Durrësit dhe 33km në perëndim të Tiranës.
Lëkundjet e forta u ndjenë në disa qytete.

Durrësi është pa drita.