Përbërësit:
150 gr gjalpë,
2 të verdha të vezëve dhe 1 e tërë,
1 gotë qumësht,
1 majë luge pluhur paste,

Kripë,
1 vezë për lyerje, miell.
Tundet gjalpi. Shtohen vezët, kripa qumështi dhe aq miell i përzier me pluhur paste, sa të gatuhet mjë brumë i butë. Pasi të ngjeshet mirë, brumi tëhollohet dhe pritet në shirita 2 cm, nëse janë salsiçet e mëdha, kurse në trekëndësh, nëse ato janë të vogla. Salqsiçet e përziera mbështillen me brumë dhe radhiten në tepsi të lyer. Lyhen me vezë të tundura dhe sipas shijes u hidhet kim sipër. Piqen në furrë me temperaturë mesatare. Salsiçet e pjekura mund të vendosen në enë qelqi, mbi u hidhet ajkë dhe shërbehen të nxehta.