Politikani italian, Vittorio Sgrabi përmes një postimi në Facebook është shprehur solidar për viktimat nga tërmeti që ka ndodhur sot në Shqipëri, ku ai kujton edhe një proverb të vjetër “një shqiptar mund ta ulësh aq sa mund të ulësh një mal”.
“Një proverb shqiptare thotë: “’Supet e maleve dhe supet e shqiptarëve nuk janë kërrusur kurrë’, prandaj shqiptarët mund t’i ulësh aq sa mund të ulësh malin. Jam afër popullit shqiptar”, shkruan ai./InLajmi/