Edhe një i ri nga Durrësi është nxjerrë i gjallë i cili qëndronte prej 10 orësh nën rrënojat dhe gërmadhat nga shembja e hotelit “Mira Mare”.
Djali, që u shpëtua ishte punonjës i hotelit që u shemb, ndërsa fatmirësisht ka arritur që të shpëtojë.
I riu që u shpëtua ka reaguar duke treguar se ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa po i jepet ndihma e parë në spital, pasi u transportua me ambulancë.
Ky është personi i dytë që nxirret gjallë, pasi para pak minutash u nxjerr edhe një 17 vjeçar, i cili u dërgua për të marrë mjekimin në spital.
Ky i fundit pasi u nxorr nga gërmadhat ka kërkuar nënën e tij, transmeton Reporteri.
Ndërsa po pak minuta më parë është nxjerrë e vdekur një vajzë, e cila sipas mediave shqiptare ka punuar si balerinë në një lokal në Durrës.