Dridhje e tokës në shtetin shqiptar janë duke vazhduar akoma. Tërmeti i fundit është dëgjuar në qytetin e Lezhës.
Ky tërmet raportohet të jetë i shkallës 3.4.
Brenda 24 orësh, janë ndjerë 42 dridhje në Shqipëri, ndërsa tërmeti më i madh është ai i orës 03:55 ku ishte i shkallës 6.4 shkallë, shkruan Insajderi.
Nga ky tërmet kanë mbetur të vdekur 15 persona dhe mbi 600 tjerë janë duke marr ndihmë mjekësore.