Konfirmohen 23 persona të vdekur nga tërmeti, mbi 650 të lënduar. Kërkimet për të bllokuar nën rrënoja do të vijojnë edhe gjatë natës.
Një tërmet i fuqishëm më magnitudë 6,3 goditi Shqipërinë rreth orës 3:54 të mëngjesit të së martës, ndërsa një tjetër me magintudë 5,5 tronditi vendin pak pas orës 07:00. Sizmologët thanë se i pari ishte tërmeti më i fortë që ka goditur vendin që nga viti 1926./A2