Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot ka thirrur Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ku i ka shprehur solidarizimin për familjet e viktimave të kësaj fatkeqësie.
Ai ka thënë se shqiptarët po përjetojnë një tragjedi të rëndë dhe se uron që sa më shpejt të tejkalohet kjo gjendje.
“Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje dhe përjetime, së bashku me juve në Shqipëri”, ka shkruar Mustafa./InLajmi/