Se sa human janë kosovarët e dëshmuan sot. Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ashtu si të gjithë shqiptarët sot është zgjuar me lajmin e hidhur nga dëmet e mëdha në viktima që kanë shkaktuar dy tërmete që tronditën Shqipërinë.
Ai ka shprehur gatishmërinë që së bashku me familjarët dhe miqtë e tij të shpreh mbështetje dhe strehim për ata që kanë nevojë, të cilët kanë mbetur pa kushte si shkas i dy tërmeteve të forta të së martës.
Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Capital T, ka njoftuar se një numër i limituar i të prekurve janë të mirëseardhur në Prishtinë me të gjitha shpenzimet e mbuluar, së bashku me numrin kontaktues nga ku mund të arrihet deri te kontakti i shërbimit.
“Jemi thellësisht të prekur nga fatkeqësia që ka ndodhur në Shqipëri. Jeni të mirëseardhur në Prishtinë me gjitha shpenzimet e hekura për strehim dhe gjitha nevojave të tjera. Jemi me ju, ju përkrahim deri në momentin e fundit. Zoti ju ruajt” , thotë Capital T ndër të tjerash gjatë videos.