Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se numri i viktimave ka arritur në 21, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, deri më tani ajo që dihet se numri i të lënduarve sillet rreth 600.
Forcat e Policisë, ushtrisë si dhe ato të emergjencave civile kanë janë edhe aktualisht në terren duke u përpjekur për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë.
Megjithë, operacioni i kërkim-shpëtimit është vështirësuar tej mase pasi që në vendet ku po kryhen këto kërkime ka errësirë totale.
Forca e Sigurisë të Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ekipe mjekësore të specializuara nga Kosova kanë shkuar në ndihmë për shtetin shqiptar.
Në anën tjetër, vlen të theksohet se dhjetra persona mbesin të ngujuar nën rrënoja.
Viktima të tërmeteve janë edhe dy vëllezër nga Kosova, Shemsedin Abazi (tani i nxjerrur nga rrënojat) dhe Isa Abazi trupi i të cilit ende nuk është gjetur.