Avni Bytyçi, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar në lidhje me veprimin e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për vonesat që po i shkaktoj në formimin e institucioneve të reja.
Sipas tij Vetëvendosja është duke i ikur përgjegjësive që i ka para qytetarëve.
Bytyçi më tutje thekson se LVV-ja, “edhe kur fiton sillet si humbëse”.
E mira e demokracisë është se ajo të mundëson t’i fitosh zgjedhjet, por të zhveshë ashtu siç je përballë përgjegjësisë institucionale, përfundon ai.
Reagimi i plotë:
“Vonesat në certifikimin e rezultatit zgjedhor të shkaktuar nga ankesat e panevojshme të LVV janë absurde, të panevojshme dhe të dëmshme për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje edhe kur fiton sillet si humbëse.
Në demokraci nuk ka diktat, as dhunë dhe presion në procesin zgjedhor. Albini në rolin e autokratit, që nuk pranon rezultat sa herë që humb dhe i bishtnon marrjes së përgjegjësisë edhe kur fiton. Bënë çmos që ta zvarrisë këtë proces.
Pse?
Siç duket nuk qenka e lehtë formimi i Qeverisë, as ndarja e pushtetit me “hajnat” e LDK-së, siç i quan Albin Kurti.
U bënë gati dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, dhe ende po numërohet. LVV për një grusht vota nga Serbia e diaspora që kanë ardhur pothuajse një muaj me vonesë, po e dëmton procesin më të rëndësishëm demokratik, at të zgjedhjeve.
E mira e demokracisë është se ajo të mundëson t’i fitosh zgjedhjet, por të zhveshë ashtu siç je përballë përgjegjësisë institucionale. /InLajmi