Një person është gjetur i vdekur brenda veturës së tij në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Mbrëmë rreth orës 19:15 është gjetur nga policia një trup i pajetë në një veturë në kilometrin e dhjetë të autostradës “Ibrahim Rugova” nga Vërmica në drejtim të Prizrenit”.
“Rastin jemi duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Osmanollaj shkurtimisht përmes telefonit.