• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 5 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme

Momenti kur shqiptarja merr mesazhin e dhimbshëm për adoptimin e saj

J G nga J G
24 November 2019
në Lajme, Shqipëri
0 0
0
Momenti kur shqiptarja merr mesazhin e dhimbshëm për adoptimin e saj
3
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Historia e sotme në “Ka një mesazh për ty” solli historinë e veçantë të Elisonjës. Vetëm para pak muajsh, ajo është bërë nënë e një djali. Por, teksa ishte duke përjetuar këtë lumturi dhe gëzim, ajo merr vesh se prindërit që e kishin rritur, nuk ishin prindërit e saj biologjikë.

E shokuar nga kjo e vërtetë, Elisonja do të dijë gjithçka, kush është ajo, cila është historia e jetës së saj dhe kush është nëna e saj biologjike. Ajo dëshiron të njihet dhe të takojë për herë të parë nënën që e solli në jetë, prandaj i është drejtuar edhe emisionit për të kërkuar ndihmën e tyre.

Elisonja: Jam rritur në një familje të përbërë nga dy prindërit, mami dhe babi. Kam pasur një fëmijëri shumë të lumtur, përpos familjes isha dhe në fis e përkëdhelura e tyre sepse isha më e vogla. Domethënë kushëriri më i vogël ishte 15 vite më i madh se unë, pra e gjithë qendra e vëmendjes ishte e gjitha tek unë. Raportet kanë qenë të mrekullueshme me të dy prindërit. Në gjimnaz filloj dëgjoj thashetheme të tipit që isha fëmijë i adoptuar. Asokohe nuk ia vë veshin sepse isha shumë e plotësuar në familje dhe nëse ishte gjë e tillë nuk më interesonte, por gjithmonë e mbajta tek koka ime këtë që më thanë. Shpeshherë e mendoja, e rimendoja dhe mundohesha të gjeja pjesë, të cilat më tregonin që isha apo jo fëmijë e adoptuar. Nuk kisha kurajo t’i pyesja prindërit, për të vetmin fakt se kisha hall se lëndoheshin. Domethënë nuk doja të prishja harmoninë e familjes, ishim shumë ok ashtu siç ishim. Rrodhën vitet, unë erdha në shkollë të lartë, e ke parasysh u krijua ajo distanca, se ata jetonin në qytetin e Kuçovës. Asnjëherë nuk u diskutua pjesa e të qënit prindërit biologjikë apo jo, deri në momentin kur u bëra vetë nënë. Kur u bëra vetë nëna më kaloi ideja nëse isha apo jo e adoptuar dhe kur pashë tim bir, thashë pjesa kryesore nuk ishte ajo 9 muaj që unë e kisha në bark, por qenka mbas lindjes dhe tutje. Dhe nëqoftëse jam e adoptuar është diçka shumë normale, nuk isha as e para, as e fundit që më ndodhte kjo gjë.

Ardit Gjebrea: Kur?

Elisonja: Mbas lindjes së djalit, në Shtator të këtij viti.. Mami i them jam fëmijë i adoptuar? Në fillim mbeti se nuk e priste dhe më thotë: Pse më pyet? Që kur tha kështu unë e kuptova përgjigjen. M’u errën sytë. Nuk e dhashë vete ngaqë mos e bëja atë të ndihej keq. U ula që të dëgjoja historinë time. Më thotë që kam lindur në Tiranë në 13 Prill të 1995. Mbas 11 ditësh të lindjes time, nëna ime më braktis në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Prej aty, nëna ime kishte një të njohur që i thotë që kanë lënë një vajzë 11 ditëshe e kanë braktisur… Nëna ime fillon të interesohet edhe pasi më çuan në shtëpinë e foshnjes. Krijuan dhe një farë afeksioni me mua dhe kur i thanë cilën do zgjedhësh, e dinin. Në atë kohë bëhej dhe përshtatja fizike dhe për këtë arsye, unë nuk dyshoja që isha e adoptuar se ngjaj shumë me tim atë. Jam gati kopje e tij dhe ndaj thoja prandaj nuk është e vërtetë, kjo që mendoj unë.

Ardit Gjebrea: Me këtë emër ke qenë që kur ke lindur?

Elisonja: Jo! Emri im ka qenë Lina Deshaj. Në fakt kur më tha mami që je quajtur Lina, diçka që ishte fshehur në memorien time më erdhi. Thashë kjo jam unë, kjo është historia ime. Mua në fakt më vjen keq për Linën që ka qenë atje, por mua nuk më kujtohet dhe jam shumë me fat si Elisonja, që kam sot emrin që ma kanë vendosur prindërit.

Ardit Gjebrea: Çfarë thotë babi?

Elisonja: I thashë që dua ta kërkoj nënën biologjike..

Ardit Gjebrea: Si reaguan në momentin e parë?

Elisonja: Edhe ata e kishin kërkuar më parë, 3 herë gjatë jetës sime, për të njëjtat arsye që e kërkoj edhe unë. Pra më shumë, se unë kërkoj dashuri apo një nënë tjetër, kërkoj informacion që ndoshta i takon çdo njeriu që do ta dijë për veten e vet. Dhe reaguan pak, e ke parasysh, pjesa e televizionit, kamerave, mentalitetit i stepte pak.

Ardit Gjebrea: Se ti ju the atyre që do vije, do adresoheshe tek ne dhe do e kërkoje këtu?

Elisonja: Kisha dëgjuar shumë raste që iu ishin drejtuar institucioneve të ndryshme, por pa rezultat. Mendova që ardhja tek ju ishte e duhura, domethënë nëse ishte dikush që mund të ma gjente nënën time biologjike, ishit ju.

Ardit Gjebrea: Çfarë të thanë në shtëpi?

Elisonja: Më thanë jemi me ty. Ata e dinë shumë mirë dashurinë e madhe që unë kam për ta, që janë të pazvendësueshëm për mua.

Ardit Gjebrea: Ke patur dokumente apo jo?

Elisonja: Dokumente kam patur, tani e mora vesh që kisha edhe dokumente. Ka qenë një dosje jeshile në shtëpinë time. Unë kam qenë fëmijë shumë trazavaç dhe për çudi ajo dosje jeshile ka qenë gjithmonë para syve të mi, por unë se kisha marrë kurrë guximin ta hapja, diçka më thoshte mos e prek atë dosje.

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë kishte aty brenda?

Elisonja: Ishte certifikata ime e lindjes, proceduarat që bëhen për birësim.

Ardit Gjebrea: Ishte emri i nënës aty?

Elisonja: Po ishte.

Ardit Gjebrea: Si është?

Elisonja: Emri i nënës ishte Liri, emri i babit ishte Leka edhe mbiemri Deshaj.

Ardit Gjebrea: Ti sot ke ftuar këtu.

Elisonja: Unë produksionit ju luta që të më gjenin nënën biologjike, por ftova nënën që më ka rritur, që si në çdo moment të jetës sime, të mirë apo të keq ka qenë përkrah meje, të ishte dhe sot me mua.

Ardit Gjebrea i thotë se ata e kanë gjetur nënën e tyre, por ajo nuk ka mundur të vinte dot në studio, sepse nuk jeton në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Na ka dhënë numrin e telefonit, kemi dhe foton e saj, i kemi futur në një zarf. Je gati ta marrësh atë zarf dhe për herë të parë të shohësh në foton nënën tënde?

Elisonja: Gati, gati!

Elisonja përlotet teksa merr zarfin dhe shikon foton e nënës së saj.

“Isha kurioze ta shihja si portret, edhe të dija në më ngjante apo jo. Shumë pak gjëra të pëbashkëta kemi me sa shoh në foto. Po më duket shumë e çuditshme që kjo është femra që mua më ka sjellë në jetë.

Por ftesës për të ardhur në studio, si një kërkesë nga ana e Elisonjës, i është përgjigjur nëna që atë e ka rritur, Fotinia.

Emocionet ishin të mëdha dhe nëna e saj nuk i mban dot lotët kur e shikon vajzën e saj, në anën tjetër të ekranit.

Elisonja: Pa ardhur ti në studio, Arditi më dorëzoi një zarf tek i cili ndodhej një foto e nënës time biologjike dhe emri i saj. Ajo nuk jeton këtu, por unë gjithsesi si çdo moment tjetër të jetës sime, doja që dhe këtë moment ta ndanim së bashku.

Fotinia: Dakord! I jam mirënjohëse që të ka lindur, kështu që s’do ta prishja ty kurrë dëshirën.

Elisonja ka përcjellë gjithashtu edhe një mesazh në studio, transmeton Insajderi.

Elisonja: Siç e shikoni dhe fëmijët e adoptuar mund të kenë një jetë shumë të lumtur dhe mund të kenë prindër të këtillë, që kështu unë ju kërkoj me gjithë zemër prindërve që nuk mund të kenë fëmijë vetë, të shkojnë të marrin një engjëll, në shtëpinë e fëmijës sepse do mund t’i ndryshojnë jetën dhe do mund ta bëjnë të lumtur.

Tags: “Ka një mesazh për ty”ElisjonaFamilje
Postimi i mëparshëm

Dy djem të moshës 11 dhe 14 janë qëlluar për vdekje në parkingun shkollës

Postimi tjetër

Në Vjenë dhurohen fustane për t’u solidarizuar me gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Mot me diell dhe vranësira
Kosovë

Mot relativisht i freskët, me vranësira e intervale kohore me diell

5 August 2025
Djali i Netanyahut sulmon Katarin, e quan Emirin e vendit “Hitler modern”
Bota

Djali i Netanyahut sulmon Katarin, e quan Emirin e vendit “Hitler modern”

4 August 2025
The National: Tirana në 48 orë, vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë të Shqipërisë
Shqipëri

The National: Tirana në 48 orë, vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë të Shqipërisë

4 August 2025
Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein
Bota

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

4 August 2025
“Për 5 vite, urimin nga Haga e mori vetëm përmes telefonit”, nëna e Hashim Thaçit feston 88-vjetorin
Kosovë

“Për 5 vite, urimin nga Haga e mori vetëm përmes telefonit”, nëna e Hashim Thaçit feston 88-vjetorin

4 August 2025
Plagosen 2 persona në Klinë, përleshje me armë zjarri!
Kronika e Zezë

Gjendet i groposur një trup në Lipjan, dyshohet për vrasje të rëndë

4 August 2025
Postimi tjetër
Në Vjenë dhurohen fustane për t’u solidarizuar me gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Në Vjenë dhurohen fustane për t’u solidarizuar me gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Lajmet e fundit

5 arsyet pse marrëdhënia juaj po prishet

5 arsyet pse marrëdhënia juaj po prishet

5 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 5 gusht ndër vite?

5 August 2025
Qofte Role e mbushur me spinaq dhe djathë – Receta plot shije

Qofte Role e mbushur me spinaq dhe djathë – Receta plot shije

5 August 2025
Mot me diell dhe vranësira

Mot relativisht i freskët, me vranësira e intervale kohore me diell

5 August 2025
Modric lavdëron Taren: Më bindi të vij te Milani

Modric lavdëron Taren: Më bindi të vij te Milani

5 August 2025
Letra emocionuese që Charles i dërgoi princeshë Dianës një ditë para dasmës

Letra emocionuese që Charles i dërgoi princeshë Dianës një ditë para dasmës

5 August 2025
Lindsay Lohan thotë se kjo ngjarje e frikshme në rininë e saj po i ndikon në rritjen e djalit: “Kam PTSD”

Lindsay Lohan thotë se kjo ngjarje e frikshme në rininë e saj po i ndikon në rritjen e djalit: “Kam PTSD”

4 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu