• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Çdo lagje në kryeqytet, ka policinë e lagjes

J G nga J G
24 November 2019
në Kosovë, Lajme
0 0
0
Çdo lagje në kryeqytet, ka policinë e lagjes
6
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e Kosovës gati se çdo ditë ballafaqohen me probleme të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë e tyre publike, përfshirë edhe rastet e dhunës fizike, rastet e vjedhjeve e grabitjeve, dukuri tjera shqetësuese deri te zhurma dhe prishja e rendit e qetësisë publike. Për të ndihmuar qytetarët që t’i denoncojnë rastet shqetësuese tek organet kompetente të rendit, autoritetet kanë krijuar njësi të veçanta të njohura si Policia në Bashkësi (komunitet), në mënyrë që reagimi i organeve të rendit në ndihmë të qytetarëve të jetë sa më i shpejtë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se pothuajse çdo lagje në Prishtinë, ka policinë e lagjes e cila u del në ndihmë qytetarëve për problemet ose rastet që kanë.

“Implementimi i Strategjisë së policisë në bashkësi dhe Plani i Veprimit 2017-2021, është duke u zbatuar nga niveli qendror i Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Policisë në bashkësi dhe parandalim të krimit dhe në nivel lokal nga stacionet policore (njësitë në komunitet dhe sektorët policorë përgjegjës për sektorët përkatëse) në bashkëpunim të ngushtë me forumet e sigurisë (këshillat lokalë për siguri, komitetet lokale për siguri publike dhe ekipet vepruese)”, thuhet në përgjigjen nga policia, në lidhje me funksionimin e policisë në lagje.

“Në stacionet policore janë të ndara zonat sektoriale dhe në çdo sektor janë të caktuar zyrtarë policorë të cilët janë përgjegjës për atë zonë. Të njëjtit nuk merren me raste, por ata merren vetëm me bashkëpunimin me qytetarë dhe adresimin e brengave të qytetarëve, ndërsa me rastet merren njësitet patrulluese”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Këshillat lokalë për siguri në bashkësi janë themeluar para disa viteve me qellim të përmirësimit të sigurisë dhe stabilitetit në bashkësi. Struktura e tyre përfshinë një gamë të gjerë akterësh ndër-sektorial, të cilët luajnë një rol afatgjatë të rritjes së sigurisë në bashkësi.

Violeta, Hasani, një banore në qendër të Prishtinës, kryetare e Komitetit lokal për siguri publike e cila njëherësh është edhe kryetare e Komitetit lokal për siguri publike, qendra në Prishtina, tha për Radion Evropa e Lirë, se deri më tani ka një bashkëpunim të duhur me autoritet e rendit. Ajo thotë se të gjitha ankesat apo problemet që qytetarët i adresojnë në këtë qendër, ato trajtohen nga organet kompetente.

“Ne kemi takime me banorët një herë në muaj, ku çdo herë Policia e Kosovës është e pranishme dhe kemi bashkëpunim të mirë. Çdo kërkesë që kanë banorët unë e adresoj në stacionin qendra, pastaj stacioni i drejtohet komunës”, tha ajo.

Hasani, megjithatë tregon se jo të gjitha lagjet dhe banorët janë të informuar në lidhje me mundësinë që e kanë për bashkëpunim me policinë në komunitetin e tyre.

“Policia asnjëherë nuk i ka neglizhuar thirrjet dhe kërkesat tona. Në qendër ka adresime të shumë problemeve dhe kemi arritur t’i parandalojmë shumë prej tyre. I vetmi problem që nuk po dimë ku të adresohemi është problemi i zhurmës [muzika natën]”, tha ajo.

Adonis Tahiri, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se për rastet e zhurmës dhe të ngjashme, Inspektorati merr veprime qoftë kur njoftohet nga qytetarët apo kur vet has në raste të tilla.

“Ne shpeshherë kemi marrë aksione të përbashkëta me Policinë e Kosovës edhe pa pasur fare thirrje nga qytetarët, në mënyrë që t’i parandalojmë zhurmat dhe problemet e tjera. Do të thotë, kur dalim në terren bashkërisht policia e shqipton gjobën për zhurmën kurse Inspekcioni shqipton gjobë për tejkalim të orarit, në rast se ka tejkalim të orarit”, tha Tahiri.

Këshillat e Sigurisë janë themeluar në të gjitha komunat e Kosovës.

Sa më shumë që të zhvillohen këshillat, sipas ekspertit të sigurisë Nuredin Ibishi, aq më e madhe është siguria dhe do të shihen rezultatet në të gjitha komunat dhe komunitetet në tërësi.

“Me realizimin e projekteve të tilla janë ndaluar dhe ndalohen aksidentet që dikur kanë qenë të shpeshta. Mandej ka të bëjë edhe me aspektin e tjetërsimit të vjedhjes së pronës, aspektet e shqetësimeve të tjera edhe për vepra penale, kundërvajtje e të tjera”, tha Ibishi.

Në një hulumtim që kishte prezantuar kohë më parë Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thuhej se banorët e Kosovës nuk ndihen shumë të sigurt në vendin, në të cilin jetojnë.

Hulumtimi bazohej në perceptimet e qytetarëve, sipas të cilëve, dukuritë si vrasjet, plaçkitjet, fajdet dhe dhuna në shkolla e familje, krijojnë ndjenjë të pasigurisë tek ata. Sipas QKSS-së, qytetarët po ashtu i shohin aksidentet e trafikut si rrezik të lartë të sigurisë publike.

Tags: LagjePoliciaPrishtinë
Postimi i mëparshëm

Ku e kaloj Ramush Haradinaj ditën e dielë?

Postimi tjetër

Rama: Nesër prezantohet Paketa Speciale AntiKÇK

Të ngjajshme Postime

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë
Kosovë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima
Bota

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë
Bota

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar
Kosovë

Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar

30 July 2025
Dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe Policinë 2 vjet më parë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj një personi
Kosovë

Dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe Policinë 2 vjet më parë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj një personi

30 July 2025
Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef
Lajme

Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

30 July 2025
Postimi tjetër
Rama: Nesër prezantohet Paketa Speciale AntiKÇK

Rama: Nesër prezantohet Paketa Speciale AntiKÇK

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu