Ka kohë që në mediat rozë po qarkullon lajmi se artistët e njohur të skenës, Young Zerka dhe Ronela Hajati janë në lidhje dashurie, megjithatë ata nuk e pranuan publikisht.
Ani pse në intervista të shumta u pyetën për lidhjen e tyre, zgjodhën heshtjen, por raporti i tyre ngjallte dyshime.
Pasi raporti i tyre u fol e u stërfol, Young Zerka u dorëzua, e konfirmoi lidhjen me artisten e mirënjohur. “E përmenda shpirtin tim binjak.
Patjetër, të dy kemi çelësat e njëri-tjetrit. Key Menagement with the Key Heart. Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë, jemi te i njejti çelës bashkë, Key Menagement”, deklaroi ai në Prive.
Kujtojmë se Young Zerka dhe Ronela kanë dy bashkëpunime, “Syni i jemi” dhe “Diamanta”.