• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 23 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

24 nëntori – Kalendari Historik

J G nga J G
24 November 2019
në Kalendari historik
0 0
0
24 nëntori – Kalendari Historik
2
SHPERNDARJE
43
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

24 Nëntori është dita e 328 e kalendarit gregorian (dita e 329 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 37 ditë.

Ngjarje

1859 – Charles Darwin publikon Mbi Origjinën e Specieve, përvjetori i këtij libri është quajtur “Dita e Evolucionit”. Thonë se Darwini ka qenë një njeri tepër i mbyllur në vetvete; i lumtur me fletoret dhe mikroskopin e tij, ai iu shmang syrit të publikut; kritikat, debatet, kontradiktat, thuhet se e sëmurnin atë. Ky vëzhgues i shkëlqyer i natyrës e mbajti idenë e tij më origjinale dhe revolucionare të fshehtë për dekada. Megjithatë, sot, pothuajse të gjithë e dinë emrin e tij, çfarë bëri,dhe pse vlerësohet kaq shumë. Duke respektuar natyrën në të gjitha format e saj – Darwin pa se të gjitha qeniet janë të lidhura. Çdo gjë e gjallë ndan një prejardhje, dhe arriti në përfundimin se, shumëllojshmëria e jetës në Tokë rezulton nga proceset në punë gjatë miliona vjetëve, dhe ende në punë sot. Shpjegimi i Darvinit për këtë shpalosje kaq të gjërë të jetës në kohë – teoria e evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror – transformoi të kuptuarit e botës së gjallë – ashtu si idetë e shkencëtarëve Galileo, Newton, dhe Ajnshtajn ndryshuan të kuptuarit e universit fizik. E thjeshtë por njëkohësisht e diskutueshme, keqkuptuar, keqpërdorur për qëllime sociale, thonë studiuesit, teoria e Darwinit mbetet e pakundërshtueshme si koncepti qendror i biologjisë, duke ndihmuar mikrobiologë e gjenetistë të panumërt.

1914 – Itali – Benito Musolini përjashtohet nga partia socialiste. Arsyeja? Kur Italia i shpalli luftë Turqisë në vitin 1911, Musolini u burgos pasi bënte propagandë pacifiste. Pastaj u bë redaktor i gazetës zyrtare socialiste “Avanti”; kur Lufta e Parë Botërore shpërtheu, Benito Musolini deklaroi se Italia nuk duhet të merrte pjesë. Megjithatë, disa muaj më vonë papritur ndryshoi qëndrim; ende pretendonte se ishte socialist, por kolegët e tij nuk ishin dakord. Në një mbedhje në Milano ata vendosën për t’a dëbuar nga Partia Socialiste. dhe Musolini u tha; “Ju nuk mund të shpëtoni prej meje; unë jam dhe gjithmonë do të jem socialist. Ju më urreni sepse ende më doni” Pas kësaj, Benito Mussolini themeloi një gazetë të re, “Il Popolo d’ Italia”, dhe grupin “Fasci d’ Azione Rivoluzionaria”. Fashizmi u bë lëvizje e organizuar politike në mars 1919, kur Mussolini themeloi “Fasci de Combattimento”. Musolini hyri në parlament më 1921; një vit më vonë, ai u ftua nga mbreti për të formuar qeverinë pas një krize qeveritare; dhe parlamenti i dha mandatin “diktator për 1 vit” për të nxjerrë vendin nga kriza. Benito Musolini vendosi kontroll të rreptë; në plan të brendshëm, shpërndau të gjitha partitë e tjera politike; në plan të jashtëm, përdori formë të nacionalizmit agresiv; bombardoi Korfuzin më 1923; ngriti një regjim kukull në Shqipëri; formoi aleancë me Gjermaninë naziste; pushtoi Shqipërinë; sulmoi Greqinë; i shpalli luftë Francës, kur kjo u pushtua nga gjermanët. Ushtria e tij ishte e dobët, dhe shpejt pësoi humbje; kolegët iu kthyen kundër; mbreti e shkarkoi dhe e arrestoi; u shpëtua nga komandot gjermane; krijoi një republikë Fashiste në Italinë veriore; në prill 1945, Benito Musolini niset te largohet nga Italia me një autokolonë gjermane i veshur me uniformë gjermane; autokolona ndalet nga partizanët italianë, të cilët e njohin, e kapin, e ekzekutojnë, edhe dashnoren e tij, i varin të vdekur, me kokë poshtë, në Milano.

1932 – Në Uashington – FBI (Byroja Federale e Hetimeve) përuron Laboratorin e Krimeve, vendosur aktualisht në Bazën e Korpusit të Marinës në Quantiko, Virginia. Laboratori njihej fillimisht si Laboratori Teknik dhe fitoi status të veçantë kur Byroja e Hetimeve BOI u riemërua FBI. Një libër më 1998, bazuar në të dhëna nga brenda FBI-së, hodhi hije dyshimi mbi këtë laborator, duke ngritur shqetësime mbi nevojën e reformimit për një punë më të kualifikuar shkencore, që pengohej sa nga mendësia e vjetër, aq edhe nga pakësimi aktual i fondeve federale. Kritikat nxitën reforma brenda FBI-së nga drejtori i atëhershëm, Lou Frey.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Sllovakia bëhet nënshkruese e Paktit Tripalësh, duke iu bashkuar zyrtarisht fuqive te Boshtit.
1947 – SHBA – Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve mbi hetimin e Aktiviteteve anti-amerikane dënon me 6 muaj deri në 1 vit burgim grupin e ashtuquajtur “Hollywood 10” , Lista e zezë me emrat e 10 regjisorëve, operatorëve, skenaristëve, aktorëve, drejtorëve të filmave për qëndrim mospërfillës ndaj pyetjeve të Komisionit nëse ishin ose jo komunistë. Ata kishin dalë përpara Komisionit të Aktiviteteve anti-amerikane në tetor 1947 dhe refuzuan t’u përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me përkatësinë e tyre të mundshme komuniste. Grupi fillimisht përfshinte edhe shkrimtarin gjerman Bertolt Brecht, por Brecht iku nga Amerika. Ndërsa ishte në burg, Edward Dmytryk, drejtor filmi, ndahet nga të dënuarit e tjerë dhe bie dakord për të bashkëpunuar me Komisioni, duke pranuar se ishte komunist dhe kallzoi emrat e 26 të tjerëve. Me përjashtim të Dmytryk, 9 pjestarët e listës së zezë u përjashtuan nga industria amerikane e filmit; megjithëse disa përdorën pseudonime, si për shembull Dalton Trumbo, i cili me emër të rremë fitoi edhe Çmimin Oskar për skenarin më të mirë për filmin “The Brave One “(1956). Lista e zezë e kuqe u shfuqizua nga fillimi i viteve 1960.
1642 – Detari holandez Abel Tasman zbuloi ishullin në jug të Australisë dhe e quajti toka e Van Dimenit, e cila për nderë të tij u quajt Tasmania.

1859 – Çarls Darvini botoi librin Origjina e Specieve.
1922 – Shkrimtari dhe pjestari i IRA-s, Robert Erskine Childers, u ekzekutua nga Shteti i Lirë Irlandez për mbajtje të pistoletës pa leje.

1947 – Robert Schuman zgjedhet premier i Francës.
1963 – Lee Harvey Oswald u vra nga Jack Ruby në bodrumin e departamentit policor në Dallas në transmetim të drejtë për drejtë televiziv.
1966 – Aeroplan bullgar me 82 udhtarë u rrëzua në Bratisllavë, Sllovaki.
1966 – New York City përjeton ditën më me shumë smog në historinë e vetë.
1976 – Tërmet prej 7,3 në Rusi dhe Iran mori 5.000 viktima.
1993 – Në Liverpool, 11 vjeçarët Robert Thompson dhe Jon Venables u dënuan për vrasje të 2 vjeçares James Bulger.
2003 – Filloi veprimin projekti Wikisource
2006 – Dhunuesi izraelit Benny Sela arratiset nga mbikqyrja policore gjatë kohës së transferimit të tij për në paraburgim.

Lindje

1394 – Charles, Duke of Orléans, poet francez (v. 1465)
1583 – Juan Martínez de Jáuregui y Aguilar, poet spanjoll (v. 1641)
1632 – Baruch Spinoza, filozof holandez (v. 1677)
1690 – Charles Theodore Pachelbel, kompozitor gjerman (v. 1750)
1784 – Zachary Taylor, kryetari i 12-të i ShBA-ve (v. 1850)
1859 – Cass Gilbert, arkitekt amerikan (v. 1934)
1897 – Lucky Luciano, kriminel amerikan (v. 1962)
1911 – Kirby Grant, aktor amerikan (v. 1985)
1925 – Simon van der Meer, nobelist
1926 – Tsung-Dao Lee, nobelist
1938 – Charles Starkweather, vrases serik amerikan (v. 1959)
1944 – Ibrahim Gambari, skolastik nigerian
1946 – Ted Bundy vrases serik amerikan (v. 1989)
1954 – Emir Kusturica, regjisor serb
1968 – Bülent Korkmaz, futbollist turk

Vdekje

654 – Emperor Kōtoku, perandor japonez (l. 596)
1468 – Jean de Dunois, ushtarak francez (l. 1402)
1572 – John Knox, reformator skocez (l. 1510)
1650 – Manuel Cardoso, kompozitor portugez (l. 1566)
1722 – Johann Adam Reinken, organist gjerman (l. 1623)
1920 – Alexandru Macedonski, shkrimtar romun (l. 1854)
1965 – Abdullah III Al-Salim Al-Sabah, Emir i Kuvajtit (l. 1895)
1967 – Louis Fratto, kriminel amerikan (l. 1908)
1973 – John Neihardt, shkrimtar amerikan (l. 1881)
1980 – George Raft, aktor amerikan (l. 1895)
2005 – Pat Morita, aktor amerikan (l. 1932)
2006 – George W. S. Trow, shkrimtar amerikan (l. 1943)
2006 – Zdeněk Veselovský, zoolog çek (l. 1938)

Tags: Çarls DarviniDallasKalendari historikLee Harvey OswaldRobert Schuman
Postimi i mëparshëm

Moti për sot

Postimi tjetër

Hajni

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 23 qershor ndër vite?

23 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 19 qershor ndër vite?

19 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 6 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 18 qershor ndër vite?!

18 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 17 qershor ndër vite?

17 June 2025
Postimi tjetër
Hajni

Hajni

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur më 23 qershor ndër vite?

23 June 2025
Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

23 June 2025
Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

23 June 2025
Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

22 June 2025
Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

22 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu