Thonë se sëmundja nuk pyet orë dhe minut, e vështirë është për banorët e Novobërdës pasi që për dy muaj një autoambulancë ka qëndruar në oborrin e Kuvendit Komunal të Novobërdës.
Por, automjeti që është pronë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, është jashtë përdorimit, për shkak të defekteve.
Kjo autoambulancë këtë të enjte u dërgua për riparim.
Deri tash nevojat e kësaj qendre janë kryer me vetura të tjera.
“Jemi shërby me automjete të Kuvendit Komunal të Novobërdes”, thotë mjeku i QKMF’së.

Gjithashtu, mjeku tregon se kanë qenë tri raste kur nevoja për autoambulancë ka qenë e domosdoshme përcjell Klan Kosova
“Në një rast jemi detyruar që të shkojmë dhe të kthehemi me veturë të policisë. Ka qenë një rrahje e një pacienti. Pastaj një rast tjetër ku pacienti ka pasur një frakturë të komplikune”, ka thën mjeku.