Si në momente gazmore ashtu edhe në të hidhura, dashuria mes partnerëve asnjëherë s’duhet të anashkalohet.
Një histori prekëse po përjetojnë një qift i njohur nga Kosova. Bëhet fjalë për Lirim dhe Lule Rashitin, të njohur për video gazmore në rrjetin social “Instagram”.
Ata kanë publikuar një fotografi në profilin e tyre ku tregojnë se Lulja është duke kaluar ditë jo edhe aq të mira, transmeton Indeksonline.
Për këtë, Lirim është sakrifikuar dhe ka prerë flokët për tu dukur sikur bashkëshortja e tij, me të cilën kanë një vajzë.