Kujdesuni për flokët tuaj rebelë me medikamentet e gjetura në shtëpi si sherbela, kamomili apo farat e linit. Këto të fundit sigurojnë një balsam të mrekullueshëm për flokë të fortë, të plotë e të dendur. Mjaftojnë vetëm dy përbërës: ujë dhe një grusht farash lini.
- Merrni farat e linit, ujin dhe vendosini në tenxhere me presion.
- Ziejini për 10 minuta
- Kulloni ujin me një sitë. Kur të ftohet, kjo masë do të trashet.
- Hidheni lëngun e trashë në një shishe bosh.
- Përdoreni si një balsam normal, përcjell Kalan Kosova.
- Shpëlani flokët dhe vazhdoni me krehjen.