Të gjithë vizitorët, që kishin probleme për t’u orientuar në Qendrën Klinike Universitare, tash e tutje do ta kenë më të lehtë, ngase në rrugët kryesore të saj janë vendosur shenjat për secilën klinikë dhe institucion brenda oborrit të QKUK-së.
Më herët, pacientët kanë humbur shumë kohë, duke bredhur rrugëve, në pamundësi për të gjetur adresën e saktë për institucionet përkatëse shëndetësore.
Implementimi i këtij projekti i ka dhënë një pamje tjetër QKUK-së, ndërsa pacientëve qasje më të lehtë për marrjen e shërbimeve./InLajmi