Përgaditja e sallatës me mish viçi.
Përbërësit:
250 gr mish viçi të zier,
¼ e conservës shampinjone,
2-3 tranguj turshi,

1 qepë
½ tube majdanoz, uthull, vaj, kripë, piper,
½ lugë mustardë
Mishi pritet në pjesë të vogla, i shtohen shampinjonet e prera hollë duke mos ua humbur formën, trangujt e prerë në rrathë. Pasi përzihen këto, shtohen qepa, majdanozi i grirë hollë, uthulla, vaji, kripa, piperi dhe mustarda.
Paragjella servohet mbi fletë sallate të gjelbër.