Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ditën e shtunë, nga ora 9:00 deri 16:00, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në segmentin Konjuh – Babush të autoudhës “Arbën Xhaferi”.
Sipas ministrisë, kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të vendosjes së konstruksionit metalik në mbikalimin për këmbësor, në këtë aks rrugor.
Tutje MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.
“Gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit, të gjitha automjetet do të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë-Hani i Elezit dhe anasjelltas. MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftim. /InLajmi