• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 15 May, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kurti: Tek ne do e keni partnerin dhe aleatin për probleme që janë të përbashkëta

J G nga J G
21 November 2019
në Kosovë, Politikë
0 0
0
Kurti: Tek ne do e keni partnerin dhe aleatin për probleme që janë të përbashkëta
10
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tryezë të përbashkët me përfaqësues të sindikatave në Kosovë. Albin Kurti, njëherësh kandidati për kryeministër kërkoi fuqizimin e sindikatave, me qëllim mbrojtjen e drejtave të punëtorëve.

Kryetari Kurti tha se qeveria e ardhshme do të punoj në forcimin e sindikatave për shkak se ashtu mbrohen më së miri të drejtat e punëtorëve nga arbitrariteti i punëdhënësit. Ndër veprimet e para të qeverisë së ardhshme ai tha se do të jetë sundimi dhe respektimi i ligjit, rritja e inspektorëve të punës dhe krijimi i Gjykatës së Punës që trajton si shkeljet e mëdha po ashtu edhe ato të vogla që duhet të gjykohen e dënohen.

Kurti foli edhe për Kontratën Kolektive dhe Pagën Minimale.

Ai tha se qeveria e re do ta mbështes kontratën kolektive, por theksoi se duhet synuar që ato kontrata të jenë sektoriale dhe pjesë përbërëse e kontratave të punës. Negocimi i tyre nga sindikatat duhet të jetë shkallor dhe sektorial në mënyrë që të jetë i drejtë dhe fer.

Për pagën minimale, ai kujtoi se është e domosdoshme që shteti të mos rrijë si spektator por të ndërhyjë dhe të rregullojë tregun e punës. Paga minimale është tejet e rëndësishme dhe ajo duhet të përcaktohet pas një studimi të tregut që do të mundësonte edhe një kategorizim më të lehtë të nivelit dhe konsultim të të gjitha palëve.

“Paga minimale duhet të përcaktohet për numrin e orëve, duhet të jetë në harmoni me kontratën kolektive dhe me ligjin e punës dhe duhet të mbrojë edhe dinjitetin e punëtorit por edhe produktivitetin në punë.”

“Vendimi i ri duhet të jetë i qartë, i detajuar dhe i saktë. Ai duhet të definojë saktë se çka është paga minimale, si kalkulohet dhe si do të ndryshojë. Ne besojmë se vendimi duhet të marrë për bazë orët në punë e jo ditët e muajt dhe duhet të synohet që paga minimale të rregullohet për sektorë të ndryshëm.”

“Qeveria duhet që para vendimit të ofrojë një studim të qëndrueshëm me përfshirje të Këshillit Ekonomiko Social, sindikatat, shoqërinë civile, studiuesit dhe grupet e interesit. Pra një dialog social duhet të i paraprijë vendimit dhe ky dialog duhet të jetë shkencor dhe shterues”, tha kryetari në fund të fjalës së tij, për ta hapë më pas diskutimin.

Përfaqësuesit e Sindikatave që morën fjalën në këtë bashkëbisedim shtruan problemet që lidhen me mungesën e ligjeve, moszbatimin e ligjit të punës, mungesën e kontratave, orët e punës pa pagesë, mungesën e pushimeve, dallimet në paga, mosrespektim e marrëveshjeve me punëtorët dhe sindikatat, problemet në sektorin privat, kërcënimet e shantazhet nga pushtetit si dhe vdekjen e punëtorëve në vendin e punës. Për këto dhe shumë çështje të tjera, ata shtruan edhe propozimet konkrete duke shprehë njëherit edhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë e re në drejtim të përmirësimit dhe përparimit të të drejtave të punëtorëve.

 

Para se t’i lexoj përfundimet nga ky dialog i parë shoqëror me sindikatat – për të cilin një pjesëmarrës tha se është i pari në Kosovë e pasluftës, kryetari Kurti tha se me 6 tetor është hapur mundësia për mundësitë e reja për ndryshime në të gjitha fushat e jetës, dhe që kjo duhet e do të shfrytëzohet në mënyrë aktive për të mirë.

Pesë përfundimet nga bashkëbisedimi

  1. Punëtori duhet të mbrohet përmes bashkimit dhe organizimit të fortë sindikal, përfshirë këtu rishikimin e ligjit mbi organizimin sindikal. Përmes Gjykatës së Punës, përmes zbatimit të vendimeve të gjykatave dhe përmes respektimit dhe zbatimit të ligjeve, posaçërisht të ligjit të punës.
  2. Studim shkencor dhe dialog social për rritjen e pagës minimale, përkatësisht shkallëve dhe llojeve të rritjes.
  3. Është konstatuar nevoja për ligje të reja. Për transmetuesin publik, për shërbimin korrektues, për pensionet, për organizimin sindikal etj., pa u kufizuar në këto. Pra, duhet të fillojmë të shkruajmë ligje të reja, bashkë me sindikatat.
  4. Njoftim e vetëdijesim i punëtorëve për të drejtat e tyre dhe kontratat e tyre të punës. Sepse, ka punëtorë që nuk e kanë parë fare kontratën e tyre të punës dhe që nuk i dinë të drejtat e tyre. Kur e njoftojmë dhe e vetëdisojmë punëtorin për të drejtat që i ka – e aktivizojmë atë, dhe një punëtorë aktiv i ndihmon edhe sindikatat.
  5. Studim e trajtim mbi mangësitë dhe pasojat e ligjit të ri të pagave që ka lënë shumë të pakënaqur me pabarazitë e ndryshme. Pra, natyrisht që në Kosovë ka inflacion, natyrisht që nevojat e shoqërisë vijnë duke u shtuar, natyrisht që pagat duhet të rriten, por kjo duhet të balancohet në njërën anë me mundësitë dhe në anën tjetër me kujdesin që mos të krijojmë pabarazi shtesë siç është bërë më herët ku për punën e njëjtë ka pasur pagesa të ndryshme.

“Tek ne do e keni partnerin dhe aleatin për probleme që janë të përbashkëta”, tha në fund, kryeministri i ardhshëm z. Kurti, thuhet në njoftim. /InLajmi

Tags: Albin KurtiLëvizja Vetëvendosje
Postimi i mëparshëm

Eksportet drejt Kosovës rriten

Postimi tjetër

Policia ndjek 18 vjeçarin 1 orë, me ndihmën e kamionit e kapën atë (Video)

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mëngjesi do të jetë ende i ftohtë, Paradite kryesisht me diell

15 May 2025
Abdixhiku pret në takim Rohden, flasin për propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale
Politikë

Abdixhiku pret në takim Rohden, flasin për propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale

14 May 2025
Costa sot në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë
Kosovë

Costa sot në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë

14 May 2025
Foto / Kurti kërkon të votohet në Eurovision, qytetarët i thonë “bëji ti votat për qeveri”
Politikë

Foto / Kurti kërkon të votohet në Eurovision, qytetarët i thonë “bëji ti votat për qeveri”

14 May 2025
Policia deklarohet për të shtënat me armë zjarri te rruga “B” në Prishtinë, janë konfiskuar 22 gëzhoja
Kosovë

Policia deklarohet për të shtënat me armë zjarri te rruga “B” në Prishtinë, janë konfiskuar 22 gëzhoja

14 May 2025
Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan
Kosovë

Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

14 May 2025
Postimi tjetër
Policia ndjek 18 vjeçarin 1 orë, me ndihmën e kamionit e kapën atë (Video)

Policia ndjek 18 vjeçarin 1 orë, me ndihmën e kamionit e kapën atë (Video)

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 12 maj ndër vite?

15 May 2025
Qumështor me Petë dhe Arra të Pjekura – Shije e përsosur në shtëpi

Qumështor me Petë dhe Arra të Pjekura – Shije e përsosur në shtëpi

15 May 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mëngjesi do të jetë ende i ftohtë, Paradite kryesisht me diell

15 May 2025
Shpesh dhe vetëm pas një zhgënjimi të fortë, mësojmë të duam vërtetë

Shpesh dhe vetëm pas një zhgënjimi të fortë, mësojmë të duam vërtetë

15 May 2025
Kur shtrihej dora e pajtimit

Kur shtrihej dora e pajtimit

14 May 2025
Me deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pamje nga pritja madhështore e Donald Trump në Katar

Me deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pamje nga pritja madhështore e Donald Trump në Katar

14 May 2025
Trepça fiton në “Minatori”, një fitore larg mbrojtjes së titullit

Trepça fiton në “Minatori”, një fitore larg mbrojtjes së titullit

14 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu