Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në disa lokacione në kryeqytet janë duke u bërë rregullime në hapësira të parkingjeve të lagjes dhe ka bërë lutje që të mos parkohen veturat në këto vendpunishte, në të kundërt paralajmërojnë konfiskimin e veturave.
“Në disa lokacione në qytet jemi duke punuar ? në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes.
Parkingu te rruga “Qamil Hoxha” në qendër dhe “Iliaz Kodra” në Dardani janë dy prej tyre, prandaj lusim banorët që të i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në vendpunishte.
Në të kundërtën, detrohemi që të i konfiskojmë veturat.
Falenderojmë banorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që punimet të realizohen në afat të planifikuar”, shkruhet në faqen e komunës./InLajmi/