Një 51 vjeçar në Newbury të Anglisë, që quhet Robert Black, është arrestuar pasi vazhdimisht e ka goditur në kokë qenin e tij kur e shëtiste në parkun publik.
BBC raporton se kjo ka ndodhur në vazhdimësi, i cili edhe është filmuar, por s’i ka publikuar videot për shkak të skenave të rënda që thuhet t’i ketë videoja. Ka publikuar vetëm një foto të rastit, kur Black e ka goditur qenin në kokë.
Black ka marrë 23 javë burgim dhe s’do të lejohet të mbajë kafshë për dhjetë vjet, transmeton Koha.net.
Ai është shpallur fajtor për sulmet që ia ka shkaktuar qenit në parkun “Victoria”. Raportohet se ekzistojnë të paktën pesë video që ai shihet duke e sulmuar qenin.
Qeni, ka qenë kafshë e mbrojtur nga Gjykata e Magjistraturës.
David Burleigh, zëdhënës i Policisë, ka thënë se videot “përmbajnë egërsi të konsiderueshme të tij derisa e godet disa herë qenin në fytyrë, pa asnjë shqetësim për mirëqenien e kafshës”, përcjell Kultplus.
Megjithatë, një tjetër portal anglez, pavarësisht pamjeve të rënda që përmban videoja, e ka publikuar atë.