Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, njëherit ish-diplomat i shquar francez.
Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë këmbyer mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili ka thënë se Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse./InLajmi/