• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ngjashmëritë dhe dallimet e Angela Merkel dhe Annegret Kramp

J G nga J G
20 November 2019
në Bota, Politikë
0 0
0
Ngjashmëritë dhe dallimet e Angela Merkel dhe Annegret Kramp
3
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Annegret Kramp-Karrenbauer ka probleme shumë serioze me mbështetjen në sondazhet e fundit. Por as Angela Merkel nuk e ka pasur të lehtë në fillim, pas ardhjes në krye të CDU.

Në fund ajo megjithatë ia doli: 18 vjet ishte kancelarja Merkel në krye të partisë CDU (2000 – 2018) ndërsa kancelare është zgjedhur në vitin 2005. Por vitet e para të Angela Merkelit në krye të partisë CDU nuk ishin aspak të lehta. Një grua me origjinë nga Gjermania lindore, pa fëmijë dhe protestante. Merkel ishte në kundërshtim me përfytyrimet në perëndim për partinë CDU, e cila dominohej nga feja katolike dhe burrat. Edhe stili i saj, mënyra e të folurit dhe veshjes ishin në fillim një shënjestër të kritikave.

Kundërshtari i saj më i madh ishte i ashtuquajturi “pakti Anden”, një lloj grupi i burrave konservatorë nga CDU dhe CSU. Ajo është vetëm një dukuri kalimtare, ishin komentet më të shpeshta për Merkelin. Ndër ta ishte edhe Friedrich Merz – asokohe në fillim të karrierës.

Fillimi i vështirë

Merkel pretendonte të bëhej kancelare që në vitin 2002. Por ajo i dha përparësi kandidatit të CSU Edmund Stoiber nga Bavaria. Pakti Anden arriti asokohe të pengojë kandidaturën e Merkelit. CDU/CSU humbi zgjedhjet, por jo edhe Merkeli. Përkundrazi ajo forcoi pushtetin. Të njëjtin vit ajo u zgjodh edhe kryetare e grupit parlamentar në Bundestag. Kryetari i Grupit Friedrich Merz u detyrua t’ia lëshojë vendin. Ai më pas u tërhoq nga politika. Por Merz-i nuk ishte i vetmi nga “Pakti Anden i burrave”, të cilët pranuan humbjen para Merkelit.

Sondazhet e asaj kohe tregojnë se ndaj Merkelit ka pasur shumë skeptikë edhe jashtë partisë CDU. Në sondazhe shumica kishte mendim mesatar ndaj Angela Merkelit.

Në tetor të vitit 2005, pra pak para fillimit të karrierës së saj si kancelare, Merkel ishte në vendin e katërt për nga simpatitë ndaj politikanëve në Gjermani – dy vende pas Friedrich Merzit. Mendimi ndryshonte ngadalë. Gjatë mandatit të parë si kancelare, popullariteti i saj lëvizte poshtë e lartë. Në veçanti në vitin e parë të mandatit të parë kishte rënë shumë popullariteti i saj.

Por më pas kancelarja Merkel arriti t’i përmirësojë vlerat dhe ta forcojë pushtetin. Ajo ishte autentike, e natyrshme, vlerësonte në radhë të parë bashkëpuntorët dhe simpatizantët e rinj. Me këtë imazh ajo fitoi ngadalë edhe besimin. “Ju më njihni mua!”, ishte motoja e saj në fushatën për zgjedhjet e vitit 2013. Më shumë Merkel nuk kishte nevojë të thoshte. Dhe kjo mjaftonte për zgjedhjen e saj për herë të tretë si kancelare.

“Lloji i Merkelit”

Tani ka filluar kalimi nga Merkeli tek Annegret Kramp-Karrenbauer, të quajtur AKK për shkak të gjatësisë së mbiemrit të saj. Prej zgjedhjes në krye të partisë CDU, në dhjetor 2018, AKK është në qendër të vëmendjes. Merkeli nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021. Normalisht vlen parimi: kryetari/kryetarja e partisë dhe posti i kancelarit/kancelares shkojnë së bashku. Kjo do të thotë se AKK do të duhej të jetë kandidate për kancelare.

Kramp-Karrenbauer është në disa çështje shumë e ngjashme me Merkelin. Kur futet në një vend, ajo e bën këtë në mënyrë të qetë. Ajo nuk të bie në sy për nga veshja ekstravagande, apo me gjeste të zëshme. Ky është “lloji i Merkelit”. AKK duket po ashtu e thjeshtë dhe e qetë. Të ngjashme janë edhe disa kritika ndaj saj, si edhe ndaj Merkelit. Asaj i mungon aureola, karizma, të cilat disa i presin nga personalitetet udhëheqëse. Disa në CDU e quajnë atë “këshilltarja komunale nga Saarland-i”. Dikur Merkeli kritikohej për prejardhjen e saj nga lindja. Por karriera e saj dëshmon se kritikët kanë gabuar.

Viti 2019 nuk ka kaluar deri tani aspak mirë për 57-vjeçaren Kramp-Karrenbauer. Vlerat e saj në sondazhe kanë rënë nga 46% në 18 %. Në renditjen e politikanëve në sondazhe ajo ka rënë në vendin e parafundit. Imazhi i saj në media është i keq. Ajo flet tepër ose pak, nuk tregon aftësi drejtuese dhe nuk tregon gjallëri, thonë kritikët.

Kthimi i një viktime të Merkelit

Ndërkohë AKK ka konkurrencë serioze – nga katër burra. Ata tani nuk janë si në kohën e Merkelit në një pakt të përbashkët. Por edhe tani janë mbledhur bashkë. Konkurrenti i saj më i madh është ish-kundërshtari i Merkelit, Friedrich Merz. Pas viteve të suksesshme në sektorin privat në ekonomi, ai shpreson një kthim politik.

Por Merzi e ka humbur raundin e parë në duelin me AKK, në konkurrencën për kreun e partisë CDU në dhjetor të vitit 2018. Ai në votim humbi nga AKK, por me një dallim të vogël në vota. Tani një vit më pas Merz-i figuron si një kandidat “më i mirë” për kancelar. Qeverisjen e tanishme e quan “tepër të keqe”, siç tha së fundi. Ai ka paralajmëruar një fjalim të rëndësishëm programor për kongresin e ardhshëm të CDU. Merz është në sondazhe aktualisht shumë para AKK, transmetom DW.

Të besosh se zgjedhësit do të kenë durim të madh me AKK, si dikur me Angela Merkelin, do të ishte një gabim fatal. Kohërat kanë ndryshuar. Edhe Gjermania është përfshirë nga një valë populiste, neo-autoritare. Klima politike ka ndryshuar, që dëshmon edhe kthimi i Merzit në skenë. Duket se tani sërish kërkohen figura të fuqishme politike, të cilat shquhen për fjalime, retorikë dhe paraqitje. A do të thotë kjo se lloji i Merkelit nuk është më në modë?

Një përgjigje të saktë për këtë pyetje aktualisht nuk ka. Por përkundër debateve të shumta vetë Merkeli në sondazhe ende është e paprekshme në vendin e parë të politikanëve në Gjermani.

Tags: AKKAngela MerkelSondazhe
Postimi i mëparshëm

KMDLNJ ju bën thirrje qytetarëve të protestojnë kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

Postimi tjetër

Vritet djali i ish-presidentit të Gjermanisë

Të ngjajshme Postime

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave
Bota

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Putini dhe Macroni diskutojnë për Iranin dhe Ukrainën në bisedën e parë pas gati tri vjetësh
Bota

Putini dhe Macroni diskutojnë për Iranin dhe Ukrainën në bisedën e parë pas gati tri vjetësh

1 July 2025
Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis
Politikë

Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis

1 July 2025
A do ta zbulojë Dalai Lama trashëgimtarin e tij kur të mbushë 90 vjeç?
Bota

A do ta zbulojë Dalai Lama trashëgimtarin e tij kur të mbushë 90 vjeç?

1 July 2025
Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë
Politikë

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 July 2025
Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë
Bota

Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë

1 July 2025
Postimi tjetër
Vritet djali i ish-presidentit të Gjermanisë

Vritet djali i ish-presidentit të Gjermanisë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu