Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kujton se sot janë mbushur 60 vjet nga Deklarata për të Drejtat e Fëmijëve e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 30 vjet nga Koventa për të Drejtat e Fëmijëve, shkruan InLajmi.
“Neni 6, pika 2, i kësaj të fundit, thotë: “Shtetet Palë, marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës”. Këtë detyrim duhet ta respektojë edhe Kosova”, shkruan Kurti.
“Edukimi i fëmijëve është e drejtë Kushtetuese. Çerdhet nuk janë luks por nevojë. Ato janë e drejtë e garantuar për të gjithë fëmijët, pa dallim gjinie, etnie, prejardhjeje apo besimi fetar”, shkruan tutje Kurti.
“Sot, më 20 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, dhe në çdo ditë tjetër që vjen, le të angazhohemi të gjithë së bashku që vizioni i shtetit tonë demokratik e social, të drejtë e zhvillimor, të realizohet nën buzëqeshjen e të gjithë fëmijëve të Kosovës”, përfundon Kurti.
Postimi i plotë i tij:
https://www.facebook.com/albini2017/posts/734035290429691?__xts__[0]=68.ARDMP6JHLukk5gejbCQpalFKOiPhxTjBJ8qX75co7N7l5IpTFYDGxyuybnbHVH-I-efBHTag7qZZjzrANCt5WnXQjEmpiejeYgPIVdNQxIJJeatkzZw-ycMcBCMLcEma6SQt2zC65CMd4ZM_C_9Pu4N8qQ_-YR_Y79o2kWTQ9DFwcH3YVdUYAgwRRHMPkVIyr2-XqFXhA_JilEOB3wYpcNF1n3u9ziSklACKPVKEo6yQ7XbaTE0fP-odh8gspFserdQi4Q8nnE7u9NV2F0OBZ1qUpvplhP9rxDVHKfHWLGo91gtS0b5Z2srga_2rC9Nc8NSdJIItWPdQSUWNakg&__tn__=-R