Tanimë fëmijet e lagjes “Dardania” në kryeqytet do të kenë këndin e lodrave.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë që është investimi i domosdoshëm që të kemi shoqëri të shëndoshë në të ardhmen.
“Më shumë lojë, argëtim e socializim për fëmijët që të ndjehen pjesë e komunitetit qysh në fëmijëri. Ky është investimi i domosdoshëm që të kemi shoqëri të shëndoshë në të ardhmen. Fëmijët e lagjes ‘Dardania’ tashmë e kanë këndin e ri të lodrave plot ngjyra”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook./InLajmi/