Në rrjete sociale vazhdojnë të publikohen imazhe e video të ndryshme, të papara ndonjëherë nga lufta e fundit në Kosovë.
E, vëmendje më të madhe marrin pikërisht ish-ushtarët e UÇK-së, tani figurat më të rëndësishme të vendit tonë.
Një video e postuar nga Esat Shala, rikthen në kujtesë dhe shfaq pamje të rralla të kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt, i veshur në uniformë të UÇK-së, përcjellë Indeksonline.
Në moshë të re, i guximshëm, sypatrembur dhe i etur për liri, na vjen Haradinaj përmes këtij videoinçizimi të shkurtër, e realizuar në një fshat të Kosovës.
https://www.facebook.com/catinjoo/videos/1414905365351778/