Një person humbi tragjikisht jetën këtë të martë në Patos, pasi zetori që drejtonte u përmbys.
Ngjarja, sipas policisë, ndodhi rreth orës 11:05 në fshatin Drenie, raporton Tvklan.
Viktima është një 39-vjeçar me iniciale B.T. Rrethanat e ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.