• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Hulumtime

Në cilin vend financon Gjermania shkollimin e imamëve?

J G nga J G
19 November 2019
në Hulumtime
0 0
0
Në cilin vend financon Gjermania shkollimin e imamëve?
4
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në Berlin ka menduar gjatë se çfarë të bëjë, kur bëhet fjalë për influencën e jashtme në shkollimin e imamëve të cilët punojnë në Gjermani. Rezultati i këtyre mendimeve është themelimi i Asociacionit për çështje të shkollimit të imamëve nga Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, e cila duhet të fillojë punën me 21 nëntor. Ndonëse ka organizata myslimane në Gjermani i shkollojnë vetë imamët për nevojat e tyre, shumica e imamëve në këtë vend është e lidhur me organizatën DITIB (Unioni Islam për Çështje Fetare). Ndaj kjo organizatë ka influencë të madhe tek imamët. Nga rreth 4,5 myslimanë sa jetojnë në Gjermani, rreth 3 milionë janë me origjinë turke.

Financimi

Pikërisht kjo influencë e madhe ka nxitur autoritetet gjermane që të ndërmarrin këtë hap kaq të guximshtëm, thotë për Deutsche Wellen përfaqësuesja e ekologjistëve, Filiz Polat, duke shtuar se partia e saj, Të gjelbërit, ka kohë që e ka kërkuar këtë masë.

DITIB është organizata më e madhe e myslimanëve në Gjermani, e ndërlidhur me rreth 900 xhami. Imamët e kësaj organizate shkollohen dhe financohen në Turqi, e prej atje dërgohen për shërbim në Gjermani. Pengesat në njohjen e gjuhës, dallimet kulturore dhe luajaliteti ndaj qeverisë turke kanë bërë që qeveria gjermane të merret kaq intensivisht me këtë çështje. Një nga pengesat më të mëdha ka qenë sigurimi i mjeteve financiare. Tani qeveria ka vendosur që të financojë vetë këtë shkollim. Deputetja Filiz Polat thotë për DW se Ministria e Brendshme ka konfirmuar gatishmërinë për financim.

Neutraliteti

Deutschland Muslime Imam Gebet in der Sehitlik Moschee Berlin (picture-alliance/dpa)
Një nga organizatat që do të merret me shkollimin e imamëve do të jetë Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani (ZMD), thotë kryetari i kësaj organizate Aiman ​​Mazyek. “Nuk mund të ankohemi gjithmonë për shkak të imamëve nga jashtë”, thotë ai për DW. Themelimi i kësaj organizate është një hap pozitiv, i cili “është dashur të bëhet para shumë dekadave”, mendon Mazyek.

Kushtetuta gjermane parashikon që shteti të mos përzihet në çështjet e bashkësive fetare. Por deputetja e ekologjistëve Polat thotë, se neutralitetit i shtetit sigurohet me formimin e një organizate të pavarur. Selia e kësaj organizate do të jetë në Saksoni të Poshtme. “Edhe Seminari për punën e rabinëve në Potsdam është financuar me paratë e shtetit dhe kjo strategji ka dhënë rezultatet e duhura”, pohon deputetja e Partisë ekologjiste. Këtu mendohet në mbështetjen nga shteti të kolegjit Abraham Geiger. Polat mendon se kjo është në përputhje me Kushtetutën.

Hapja e dyerve

Teologjia islame për momentin mësohet vetëm në shkollat e larta në Münster, Tübingen, Osnabrück, Giessen dhe Erlangen-Nüremberg. Universiteti Humbold në Berlin ka hapur në tetor të këtij viti Institutin Teologjik Islam. Por studentët e teologjisë nuk mund të punojnë si imamë në Gjermani. Në këto institute nuk mësohet leximi i Kuranit, mënyra e lutjeve dhe punët praktike. Nëse një student do të bëhet imam, më pas ai duhet të ketë edhe një përgatitje të veçantë praktike, transmeton DW.

Në planet më të reja parashikohet të zgjidhet edhe ky problem. Ekspertët e fesë islame thonë se teologjia do të jetë pjesë e kësaj përgatitjeje. Ndërsa autoritetet parashikojnë edhe masat për funksionimin e modelit dhe shkollimin e duhur të imamëve në Gjermani. Profesori Rauf Ceylan nga Universiteti në Osnabrück e sheh këtë si një hap të mirë për “hapjen e dyerve”. Por ai paralajmëron se ky është vetëm fillimi dhe se nuk duhet pritur tepër. „Me rëndësi është të fillohet, ndërsa me kohë ky projekt do të pranohet”, pohon profesori Rauf Ceylan.

Tags: GjermaniaImamqeveria
Postimi i mëparshëm

Institucionet publike shëndetësore me mungesë të produkteve mjekësore

Postimi tjetër

Për deklaratat e politikanëve shqiptarë ndaj Ivanoviq ka reaguar partia e tij, SDP

Të ngjajshme Postime

OBSH: Gratë punojnë më shumë, fitojnë 23% më pak se burrat
Hulumtime

OBSH: Gratë punojnë më shumë, fitojnë 23% më pak se burrat

7 May 2025
Studimet thonë se automjetet elektrike lëshojnë më shumë mikro-pjesëza toksike në atmosferë
Hulumtime

Studimet thonë se automjetet elektrike lëshojnë më shumë mikro-pjesëza toksike në atmosferë

13 March 2024
E vërtetuar nga shkencarët, truri i burrave dhe i grave funksionon ndryshe
Hulumtime

E vërtetuar nga shkencarët, truri i burrave dhe i grave funksionon ndryshe

23 February 2024
Në epokën e gurit, adoleshentët mbetjet e mishit të drerit i përtypnin si çamçakëz
Hulumtime

Në epokën e gurit, adoleshentët mbetjet e mishit të drerit i përtypnin si çamçakëz

21 January 2024
Arkeologët kanë gjetur varr të lashtë egjiptian 4.500 vjeçar dhe thesare të mahnitshme
Hulumtime

Arkeologët kanë gjetur varr të lashtë egjiptian 4.500 vjeçar dhe thesare të mahnitshme

12 January 2024
5 arsye pse disa njerëz e urrejnë natën e Vitit të Ri
Hulumtime

5 arsye pse disa njerëz e urrejnë natën e Vitit të Ri

26 December 2023
Postimi tjetër
Për deklaratat e politikanëve shqiptarë ndaj Ivanoviq ka reaguar partia e tij, SDP

Për deklaratat e politikanëve shqiptarë ndaj Ivanoviq ka reaguar partia e tij, SDP

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu