Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes Kosovës-APF.
Kjo është bërë e ditur në rrjetin social të kësaj partie ku kanë thënë se në këtë takim është biseduar për rëndësinë që Kosova është e anëtarësuar në APF dhe ka shprehur mirënjohje për rolin e kësaj organizate me peshë politike në përhapjen e demokracisë në botë, ku po ashtu ka falënderuar Krabal për vizitën dhe përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës.
Ndërsa, sekretari i përgjithshmë i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen./InLajmi/